VMRO-DPMNE shpalli bartësit e listave në njësitë zgjedhore
VMRO-DPMNE dhe koalicioni shpallën bartësit e listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa bartësi i listës për njësinë e pestë zgjedhore mbetet i panjohur.
Hristijan Mickoski njoftoi se do të jetë bartës i listës deputete në njësinë e parë zgjedhore. Në të dytin bartës do të jetë Vlado Misajlovski, në të tretën deputeti Dragan Kovacki, ndërsa në të katërtin bartës do të jetë nënkryetari i partisë dhe deputeti, Aleksandar Nikollovski.
Vendimi se kush do të jetë bartës në njësinë e pestë zgjedhore pritet të shpallet më vonë, ndërsa deputetja aktuale Dafina Stojanovska do të jetë bartëse në njësinë e gjashtë.