VMRO-DPMNE: Rruga Shkup-Bllacë duhet të riprojektohet me çmim më të lirë se 300 milionë euro
“Autostrada për në Bllacë është rrugë për të korrur miliona nga njerëzit e afërt të LSDM-së dhe BDI-së, në vend të autostradës kemi dështim”, njoftoi sot partia në pushtet VMRO-DPMNE.
“Autostrada nga Shkupi në Bllacë me gjatësi prej vetëm 10 kilometrash është projektuar nga LSDM dhe BDI për t’i kushtuar shtetit 300 milionë euro. Rruga kalon pronat që më vonë u blenë nga njerëz të afërt me qeverinë e atëhershme. Kryesia e LSDM-së dhe BDI-së kanë dashur të përfitojnë nga shpronësimi”, thuhet në njoftimin e partisë.
Nga aty thonë se populli pret përgjigje nëse qeveria ka dashur të mbledhë miliona përmes njerëzve të afërt.
“Traseja duhet të riprojektohet me një kosto më të ulët. Shteti nuk do të ketë humbje, por njerëzit e afërt të ish-qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Maqedonia nuk ka 300 milionë euro për të shpenzuar për një autostradë 10 kilometra. LSDM dhe BDI nuk punuan për të ndërtuar autostradë, por për të mbledhur miliona. Me ta përfundon puna dhe sjellja e papërgjegjshme dhe e paaftë”, thonë nga VMRO-DPMNE.