Maqedoni

VMRO-DPMNE: NË BE NUK SHKOHET ME KRIMINELË TË LSDM-SË DHE BDI-SË

VMRO-DPMNE ka reaguar pas dështimit për të marrë datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia nuk merr datë, pasi në BE nuk duan të kenë punë me kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së.

“Maqedonia është në vendin e 111 në listën e Transparency International. Zaevi e ka betonuar shtetin në vend të parë me krim dhe korrupsion. Në BE nuk shkohet me zhvatje dhe krim. Në BE nuk duan kryeministër i cili është i amnistuar. Në BE nuk shkohet me raste të pazbardhura për krim, si rasti me Den Donçevin. Në BE nuk kalon ‘agjenda e gjelbër’, e cila i helmon qytetarët e qyteteve ku ata të gjelbrit qeverisin: Kërçovë, Tetovë, Strugë. Zaevi nuk mund ta dërgojë Maqedoninë në BE, Zaev është politikan i zhytur në krim dhe korrupsion”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.