Maqedoni

VMRO DPMNE, mbështetje kandidatëve anti-qeveri, përfshi edhe Dimitrievskin

Partitë politike edhe sot me aktivitete të shumta lidhur me rrethin e dytë zgjedhor. VMRO DPMNE dhe LSDM tashmë kanë konfirmuar pozicionet e tyre se kë do të mbështesin në balotazhin më 31 tetor. VMRO DPMNE nga Ohri bëri të ditur se në rrethin e dytë do të mbështes të gjithë kandidatët që sipas saj janë kundër pushtetit aktual, përfshirë edhe atë kandidatin e pavarur në Kumanovë.