Maqedoni

VMRO-DPMNE mbështet iniciativën për bojkotimin e marketeve: Institucionet të hetojnë të gjitha abuzimet

VMRO-DPMNE njoftoi se mbështet iniciativën për bojkotimin e marketeve.
“Jemi të bindur se institucionet do të reagojnë në mënyrë aktive kundër abuzimit të disa marketeve dhe situatës ku, pa ndonjë tregues që shkakton inflacion, ato rrisin çmimet në mënyrë çnjerëzore dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve përmes shantazhit, monopolizimit dhe një qëndrimi të papërgjegjshëm shoqëror.”

Në të njëjtën kohë, pritet që qeveria të përgatisë një set masash për të kontrolluar rritjen e çmimeve, të hetojë këto sjellje të marketeve për të parë nëse ndër vite kanë kryer abuzime, shmangie tatimore ose shkelje të tjera ligjore, dhe të forcojë kontrollin mbi punën e tyre. “Kjo sjellje e papërgjegjshme e marketeve duhet të ndalet,” thuhet nga partia.

Ata shtojnë se nuk ka asnjë arsye ekonomike për këtë sjellje, përveç lakmisë së tregtarëve për përfitime në kurriz të qytetarëve.
“Këto praktika të tregtarëve, të toleruara nga qeveritë e mëparshme, kanë çuar në rritjen e varfërisë në vend, ndërsa 5-6 pronarë marketesh janë pasuruar përmes rritjeve të pajustifikuara të çmimeve dhe abuzimit të pozitës së tyre në shoqëri,” përfundoi partia.