Maqedoni

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të shpejta, LSDM është kundër, paralajmëron stabilitet dhe përparim

Priten hapat e ardhshëm të skenës politike me të cilat do të sqarohet gjendja me shumicën në Parlament, miratimi i Buxhetit për vitin e ardhshëm, kërkesa nga opozita për zgjedhje të parakohshme parlamentare, riorganizimi i mundshëm i kabinetit qeveritar, nga i cili pas nismave të pasukseshme të pardjeshme të opozitës për mosbesim të Qeverisë u tërhoqën kuadrot e Lëvizjes BESA. LSDM-ja mbrëmë porisiti se së bashku të gjitha forcat demokratike dhe deputetët do të sigurojnë stabilitet dhe vazhdim të përparimit të vendit, duke kërkuar njëkohësisht dorëheqje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Nga partia opozitare, sërish insistuan në zgjedhje të parakohshme parlamentare duke vlerësuar se pushteti është i delegjitimuar nga rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Sipas LSDM-së, Mickoski me ditë të tëra e ka gënjyer popullin se ka shumicë të re, ndërsa siç tha zëdhënësja Bogdanka Kuzeska, fshehja pas zgjedhjeve të shpejta me të vërtetë nuk ka kuptim para qytetarëve pas aq shumë gënjeshtrave. “Tani nuk është koha për zgjedhje, është koha për përgjegjësi sepse jemi drejtuar para shumë sfidave siç është kriza energjetike, jetesa e qytetarëve, pandemia, vazhdimi i rrugës drejt BE-së, dhe pikërisht është koha për përgjegjësi dhe nuk është koha për zgjedhje të shpejta dhe të parakohshme”, tha në konferencën për shtyp Kuzeska.

Nga VMRO-DPMNE-ja në kumtesë cituan se LSDM-ja në zgjedhjet lokale humbi mbi 100.000 vota dallim dhe nuk ka legjitimitet nga populli që të qeveris, ndërsa Zoran Zaev duhet ta realizojë dorëheqjen e paralajmëruar.

Lideri i Alternativës Afrim Gashi, sërish, mbrëmë duke qenë mysafir në një emision televiziv tha se tani nuk është mirë të mbahen zgjedhje të parakohshme.