BallinaMaqedoni

VMRO-DPMNE: Drama te Gjykata Kushtetuese me regji të përbashkët të BDI-së dhe LSDM-së

VMRO-DPMNE akuzon se protesta e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese është pjesë e një skenari të përbashkët me LSDM-në, qëllimi kryesor i të cilit është, siç thonë, mbulimi i krimeve dhe keqpërdorimeve politike të dy partive.

“Regjia e dramës së BDI-së para Gjykatës Kushtetuese është me mbështetjen e LSDM-së. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të tërhequr vëmendjen nga skandalet dhe akuzat korruptive për të cilat ata duhet të mbajnë përgjegjësi”, njofton VMRO-DPMNE.

Kjo parti vlerëson se protestat organizohen për të shmangur përgjegjësinë dhe mundësinë e procedimeve ligjore

“BDI dhe SDS e dinë se të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë thelbësore, ndaj po mbjellin mjegull në protestë për të mbuluar veprimet e tyre”, shtojnë nga kjo parti.

Nga VMRO-DPMNE, u bëjnë apel partive qeveritare që ta ketë parasysh deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, e cila thonë se ofron qartësi të plotë për këtë situatë./Lideri