VMRO-DPMNE do t’i publikojë emrat e ministrave në qeverinë teknike
VMRO-DPMNE sonte do të mbajë seancë të Komitetit Ekzekutiv, në të cilën pritet të shpallen emrat e ministrave të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe të zëvendësministrave shtesë të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Ekonominë e Ujërave që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.
Senca e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së pritet të fillojë rreth orës 20;30.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është autorizuar nga Komiteti qendror i partisë në konsultim me Komitetin Ekzekutiv dhe anëtarë të tjerë të shquar të partisë, por edhe me aktorë më të gjerë shoqëror, që të zgjedhë personat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.
Deputetja dhe zëvendës koordinatorja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska mbrëmë një një emision televiziv deklaroi se VMRO-DPMNE do të propozojë emra për qeveri teknike, por nuk do të votojë për kryeministër.
Qeveria teknike duhet të zgjidhet njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë caktuar për 8 maj, përkatësisht 28 janar. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se nesër do të japË dorëheqje, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili do të jetë kryeministër teknik, sot do t’i publikojë datat për dorëheqjen e tij dhe zgjedhjen e qeverisë teknike. Në vendin e tij do të vijë Jovan Mitrevski nga LSDM-ja.