BallinaMaqedoni

VLEN thotë se burgjet po bëhen gati për zyrtarët e BDI-së: “Qelitë po dezinfektohen”!

“BDI-ja non grata po shembet si kulla prej letrash! Ata që për 20 vite rrënuan shtetin me korrupsion e krim, sot po përballen me drejtësinë. Artani ka ikur, Përparimi është zhdukur, Merko pa pasaportë, dhe qelitë po dezinfektohen për t’i pritur të gjithë!”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

“Dhurata më e mirë për Vitin e Ri? Një dry i madh për ta mbyllur selinë e një partie që e ktheu korrupsionin në sistem. Tashmë BDI është sinonim i mashtrimit, vjedhjes dhe tradhtisë ndaj popullit shqiptar. Por fundi i tyre ka nisur, arratisjet e tyre janë vetëm dëshmi se askush nuk i shpëton drejtësisë!

Ramiz Merko non grata, i njohur te klika e tij si “mbreti” i Strugës, sot po përballet me krimet e tij. Prokuroria, gjykatat dhe MPB-ja që e mbronin dikur, sot nuk e shpëtojnë dot. Qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe VLEN po sjell drejtësi!

BDI-ja po fundoset! Artani ra i pari, Përparimi e ndoqi, dhe të tjerë do të pasojnë. Mjaft është mjaft! Struga, Tetova, dhe gjithë shqiptarët po e ndiejnë erën e ndryshimit. Merko tashmë po bën gati dy krevate të lirë në qeli, një për Grubin dhe një për Bajramin.

VLEN – me popullin, për popullin!”, mbyllet reagimi i VLEN-it.