VLEN: Qeveria ka vendosur rend dhe ligj, qytetarëve u është rikthyer shpresa dhe besimi në institucionet shtetërore
Nga Koalicioni VLEN kanë përshëndetur aksionet e fundit të policisë që kanë për qëllim asgjësimin e grupeve kriminale, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se qeveria e re ka vendosur rend dhe ligj dhe se tani qytetarëve u është rikthyer besimi në institucionet shtetërore.
“Ka kaluar koha kur fjalën kryesore në qytetet tona, lagjet e rrugët tona e kishin kriminelët. Vrasjet në mes të qytetit, tentim vrasjet në qendrat tregtare, vjedhjet, thyerjet e makinave, gjithë këto ngjarje makabre i kalojnë të kaluarës. Qytetarëve ju ka rikthyer shpresa e besimi në institucionet shtetërore, pasi qeveria ka vendosur rend e ligj. Kjo plotëson nevojën e të qënurit të sigurt kudo që jetojnë e veprojnë qytetarët. Arrestimet e fundit janë tregues i angazhimit dhe disponimit të partnerëve të koalicionit qeveritar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të rikthyer rendin e sigurinë në mjedisin tonë. Koalicioni VLEN dhe Qeveria tani janë bërë sinonim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Arrestimet e fundit të grupeve kriminale janë një dëshmi e qartë se institucionet shtetërore, po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së angazhimeve të tyre për garantimin e sigurisë dhe drejtësisë. Bëjmë të ditur se janë ngrit 5 kallëzime penale nga policia financiare ndaj personave që kanë të bëjnë me institucion që është udhëhequr nga BDI non grata, konkretisht në Byronë për Metrologji”, thonë mes tjerash nga VLEN.