VLEN po shkon drejt homogjenizimit të strukturave
Koalicioni VLEN po shkon drejt homogjenizimit të strukturave. Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili para mbledhjes së sotme në Tetovë tha se do të formohet trupi i përbashkët koordinues i koalicionit i cili do të ketë rol mbikëqyrës dhe rregullues për politikat e VLEN-it në Qeveri dhe nivel lokal.
Do të emërohet edhe zëdhënësi i përbashkët që do të komunikojë në emër të koalicionit.
“Koalicioni VLEN për promovimin e një trupi të përbashkët koordinativ i cili do të koordinon politikat e koalicionit në periudhën e ardhshme. Kjo tregon për frymën e përbashkët që ekziston brenda koalicionit por njëherësh edhe kërkesën e votuesve që dalëngadalë të shkojmë drejt homogjenizimit të strukturave apo ngritjen e një strukture të përbashkët”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN./ Alsat.mk