VLEN: Për ne kujdesi ndaj fëmijëve është mbi çdo interes tjetër, Rexhep Memedi po e bën punën e drejtorit siç duhet
“Është e qartë si dita që satelitët e Ali Ahmetit, të zhytur në etjen për pushtet, po humbasin çdo grimcë të dinjitetit politik. Pasi tradhtuan votuesit që dikur i besuan me zemër të pastër, ata u kthyen në paterica të BDI-së, duke shpresuar në pozita të garantuara. Por kur intrigat e tyre dështuan, këta të zhgënjyer filluan të lëshojnë klithma dëshpëruese, duke ngjasuar me britmat e atyre që po mbyten në sëmundjen e rëndë të depresionit politik” thonë në një komunikatë të lëshuar nga VLEN.
Ata që dikur ishin zëri i shpresës, sot janë turpi i votuesve të tyre. Strategjia e tyre është kopja e keqe e BDI-së: manipulime, dezinformata dhe shpifje për të mbuluar dështimet e tyre. Ziadin Sela, tashmë një “zëdhënës i heshtur” i Ali Ahmetit, ndjek propagandën e errët dhe mbrojtjen e klaneve. Mbështetësit e tij të paktë sot përballen me pyetjen se si përfunduan duke mbrojtur ata që dikur i luftonin. Për më shumë se 20 vite, padronët e tij mbyllën sytë ndaj gjendjes katastrofike në Kuzhinën e Klinikës së Fëmijëve, duke vënë në rrezik shëndetin e brezave të rinj. Falë koalicionit VLEN dhe angazhimit të drejtorit Rexhep Memedi, pas vetëm 4 muajsh punë të palodhur, ky problem i lënë pas dore për dekada po merr zgjidhjen e merituar. Për ne, shëndeti i fëmijëve është mbi çdo interes tjetër”, reaguan nga VLEN pasi nga BDI kërkuan shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi.