BallinaMaqedoni

VLEN në Strugë, premtohet se do të kthehet vëmendja e qeverisë për këtë qytet

Arsyeja për gjendjen e keqe në të cilën gjendet aktualisht Struga, sipas bartësit të listës së koalicionit VLEN-it në njësinë zgjedhore 5, Salim Sulejmani, është mos angazhimi i institucioneve. Premtoi se “VLEN” do të sjellë në Strugë vëmendjen e qeverisë së ardhshme.

Unë si deputet i ardhshëm në Parlamentin e RMV-së do të angazhohem që Struga të jetë në vëmendje për investime dhe zhvillimin e turizmit, zhvillimin ekonomik dhe atë infrastrukturor”, tha Salim Sulejmani, kandidat për deputet “VLEN” NJZ5.

Në këtë tubim të VLEN-it në Strugë folën edhe bartësit e njësive të tjera zgjedhore, njëherazi edhe kryetar të partive që e përbëjnë koalicionin.

“Duhet më shumë punësim i grave dhe vajzave, prandaj duhen edhe më shumë çerdhe për fëmijë. Duhet ndihmë për rritjen e fëmijëve, prandaj do të fillojmë me shtesat për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare”, pohoi Bilall Kasami, kandidat për deputet “VLEN” NJZ 6.

Dallimi është se  ky koalicion është koalicion që e ka kërkuar populli, që e ka kërkuar votuesi shqiptar, ne kësaj radhe kemi dituar ta dëgjojmë votuesin shqiptar, i cili me vite të tëra na tha bëhuni bashkë që të jeni fitimtarë, bëhuni bashkë që të jeni faktor në skenën politike dhe t’i përfaqësoni shqiptarët në qeveri”, theksoi Izet Mexhiti, kandidat për deputet “VLEN” NJZ 1.

Këtu foli edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni, Bekim Qoku, i cili tha se qyteti më i bukur nuk mund të jetë edhe më i korruptuari dhe shtoi se vullneti i struganëve nuk korruptohet lehtë.