BallinaMaqedoni

VLEN në një parti pas zgjedhjeve lokale

VLEN deri në zgjedhjet lokale do të funksion si koalicion. Më pas do të shqyrtohet ideja që të shkrihet në një parti, shkruan Alsat.

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami tha se deri atëherë bashkëpunimi do të vazhdon në këtë formë.

“Neve duam që ky proces të jetë i natyrshëm. Ashtu kemi vlerësuar se deri tani kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Kështu do të shkojmë deri në zgjedhjet lokale, ndërsa më pas do të shkojmë një hap tutje me idenë e formimit të një subjekti politik”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Nga mbledhja e fundit e krerëve të partive është vendosur që të formohet trupi koordinativ dhe komisioni kadrovik.

“Fillimisht trupi koordinativ ku do të jenë kryetarët e partive dhe plus një anëtarë i partisë, përfshi edhe Bekim Qokun si përfaqësues i Vetëvendosjes. Do të jetë një trup koordinativ prej 9 anëtarëve që do të bëjë pra vendimmarrjen politike të Koalicionit VLEN. Jemi dakorduar që të ketë edhe një komision kadrovik që do të merret me emërimin e kuadrove dhe çështjeve politike të punësimeve dhe gjithçka që ka të bën me përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit”, theksoi Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

VLEN u krijua si koalicion para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare i përbërë nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosjes në vend./ Alsat.mk