July 1, 2024
Maqedoni

VLEN-i akuzon BDI-në “se fshiu shqiptarë gjatë Regjistrimit të fundit të popullsisë”

Koalicioni VLEN ka akuzuar sot BDI-në pasi siç thonë, gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, kanë “fshirë shqiptarë nga evidenca”, apo siç thonë, “fare nuk i kanë regjistruar”, transmeton TV21.

Merita Koxhaxhiku nga ky koalicion, nëpërmjet një pres konference që u mbajt në Sheshin “Skëndërbeu” në Shkup, shpalosi disa të dhëna të cilat sipas saj, “duket se BDI ua ka dhënë shqiptarëve valixhen para kohe”, që të shpërngulen nga Maqedonia e Veriut.