VLEN firmosi memorandum bashkëpunimi me NDI, zotohen për reforma brenda partive
Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”.
“Ky memorandum pasqyron zotimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme.
Me “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për:
• Krijimin e një kulture organizative përfshirëse;
• Përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në meritokraci;
• Sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë;
• Garantimin e transparencës financiare.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike më të ndershme dhe të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.