Maqedoni

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Tetovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për tragjedinë në Spitalin e Tetovës.

Po ashtu telegrami i ngushëllimit ka shkuar edhe për Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi”, është shprehur Osmani.

“Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!”.