Maqedoni

Vjetërsohet edhe lënda gjyqësore ku akuzohej Milloshoski

U vjetërsua lënda gjyqësore për rastin gjyqësor ku akuzohej deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Milloshoski.

Deputeti Milloshoski tashmë do të përgjigjet vetëm për mashtrim, por jo edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai bashkë me të atin e tij dhe persona të tjerë shpëtuan nga përgjegjësia për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak të shitjes së objektit në pronësi të Komunës së Makedonski Brodit.

“Gjukata duke vepruar sipas propozimit të Porkurorit Publik dhe sipas rregullave të Kodit Penal, mori vendim ku për të pandehurit ndalohet procedura për shkak të vjetërsimit të lëndës gjyqësore, ndërsa për tre të akuzuarit, gjykimi do të vazhdojë për mashtrim në seancën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Ndryshe, këtë rast e hapi ish-Prokuroria Speciale Publike e cila hapte lëndë gjyqësore sipas përgjimeve që u publikuan nga lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.