BallinaMaqedoni

Vjen sërish i nxheti afrikan

Pas freskisë së ditëve të fundit, sërish pritet rritja e temperaturave në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e ka paralajmëruar meteorologu i njohur, Sllavço Popovski. Sipas tij, pas freskisë së këtyre ditëve, nga premtja, por sidomos gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme do të rikthehen temperaturat e larta, apo do të ketë një valë të nxehtë nga Afrika.

“Pikërisht për këtë, temperaturat do të kenë tendencë të rritjes së theksuar, kështu që pothuajse kudo do të kalojnë 30 gradë, ndërsa në rajonet më të ngrohta qendrore dhe juglindore do të rriten deri në afro 40 gradë”, paralajmëroi Poposki.