Kosovë

Vjen reagimi epik i familjes së policit Bunjaku: “TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI”

Ka reaguar edhe familja e policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në Veri, shkruan Gazeta Express.

Familjari Arton Bunjaku në reagim që bën krenar çdo shqiptar, tha se “TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI”.

“Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.