Kosovë

Vjen përkrahja nga Uashingtoni për Kosovën, kongresmeni amerikan: “Serbia satelit i Rusisë”

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, ka shprehur kritika ndaj administratës së presidentit Joe Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ai thotë se “beteja mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore për shekullin e 21” duke shtuar se Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA, ndërsa Serbia një satelit i Rusisë.

“Përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik. “Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë dhe krimeve të Putinit ndaj popullatës civile atje. Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet veten se pse DASH këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit i Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova”, u shpreh ai.