Vjen bashkëpunimi i parë i BDI-së me Levicën “antishqiptare dhe antievropiane”
Aktori Zoran Ljutkov, këshilltar nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është kryetar i Këshillit të Komunës së Velesit, pasi në seancën e sotme u votua nga këshilltarët e partisë së tij të mbështetur nga BDI dhe E Majta (Levica). VMRO-DPMNE ka 11 këshilltarë, një më pak se shumica e kërkuar, ndërsa me BDI me një dhe të majtën me tre, kanë 15 këshilltarë, ndërsa LSDM ka tetë. Në seancë morën pjesë 22 këshilltarë, shkruan SDK.MK.
“Shpesh themi se do të punojmë me ndershmëri, me transparencë në interes të qytetarëve. Fakti që ne kemi marrë përsipër ta bëjmë këtë, do të thotë se do të punojmë me ndershmëri dhe transparencë, në interes të qytetarëve. Pres që në katër vitet e ardhshme të marrim vendime me 23 vota “për””, tha Ljutkov, i cili ishte bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të VMRO-DPMNE-së.
Këshilltari i BDI-së Nevzat Muaremovski nuk u deklarua por deklaratë dha kryetari i degës së BDI-së në Veles, Salija Llokman.
“Ne nuk do të bëjmë koalicion me askënd, do të veprojmë të pavarur. Do të mbështesim projekte që janë në interes të qytetarëve. “Cila do parti që propozon diçka të mirë, ne do ta mbështesim”, tha Llokman.
Nga E Majta (Levica) me qëndrim se nuk kanë koalicion me askënd, nuk ka koalicion formal me asnjë parti që është pjesë e Këshillit.
“Ne do të mbështesim VMRO-DPMNE-në, e cila fitoi në nivel lokal në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit dhe disa projekte të rëndësishme në këmbim që të mbështesin gjashtë projekte tona”, tha Igor Smilev, këshilltar nga E Majta.
22 këshilltarët e rinj në seancën konstituive dhanë betimin, ndërsa dokumenti, deklarata solemne, si dhe vërtetimi që morën ishte me emrin kushtetues të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.