Vjelle, molisje dhe diarre, simptoma të virusit që ka prekur shumë qytetarë në Maqedoni
Vjelle, molisje, diarre, lodhje e temperaturë. Këto janë simptomat e virusit i cili javëve të fundit ka prekur shumë qytetarë. Fëmijët janë grup mosha më e prekur nga ky virus, megjithëse edhe mosha e rritur nuk është e përjashtuar. Mjekët thonë se në bazë ditore paraqiten mbi 150 pacientë me simptome të tilla ndërkaq shtojnë se shkaktari kryesor i këtij virusi është ushqimi, i cili nuk ruhet në mënyrë përkatëse.
Si faktor numër një është ushqimi I ruajtur në mënyrë jo adekuate apo me skadencë të rindërtuar. Duhet të kemi kujdes shumë për përpunimin e ushqimeve. Pemët perimet janë në radhë të parë. Kushtet atmosferike tani janë anormale, d.m.th. mund të kontaminohen shumë shpejtë prandaj duhet të perimet sidomos të përpunohen termikisht që të zhduken mikroorganizmat sepse janë termo labile sepse në temperaturë mbi 40 gradë ata çnatyrohen dhe duhet që të konsumohen menjëherë pasi të përgatiten”, tha Sedat Limani, mjek.
Nëse nuk reagohet me kohë, virusi mund të çojë deri në humbjen e vetëdijes.
Të gjitha infeksionet e zorrëve ose sistemit për tretjen e ushqimit në radhë të parë sjellin dehidrimin, nëse shkohet në fazë shumë të përparuar mund të humbet dhe vetëdija. Në radhë të parë është humbja e oreksit, a version ndaj ushqimeve. Ajo flet se diçka po ndodh me sistemin për tretje, sidomos ndonjë ushqim I cili ka qenë shkaktar I infeksionit, nëse ndonjë ushqim ka qenë I kontaminuar atëherë ndaj atij ushqimi merret aversion, e refuzon fëmija”, pohoi Sedat Limani, mjek.
Mjekët rekomandojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve, kryesisht ujë me qëllim që të mos vijë deri dehidrimi. Të konsumojnë më shumë fruta dhe perime dhe t’ju ikin ushqimeve të rënda dhe me yndyrë.