Visar Ganiu në takim koordinativ në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore në RMV”
“Sot mora pjesë në një takim koordinativ të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore në RMV”. Ky takim, i mbajtur në Sallën e Nderit të Qeverisë, kishte për qëllim prezantimin dhe përshpejtimin e të gjitha aktiviteteve për përgatitjen dhe miratimin e dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e projekteve në sektorin e infrastrukturës ujore.
Në këtë ngjarje, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski, dhe zëvendëskryeministrin e parë, z. Izet Mexhiti, si dhe kryetarët e tjerë të komunave nga mbarë vendi, diskutuam mënyrat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë për qytetarët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në të gjitha komunat e vendit.”, bënë të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.