Maqedoni

Viktima nga virusi në Tetovë, sërish humbin jetën 5 pacientë

Shefi i Kovid Qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini tha se edhe pse kanë menduar për një moment se gjednja është pak më e mirë, megjithatë u konstatua se nuk ka asnjë ndryshim.

Ai theksoi se sot sërish ka pasur hospitalizime të reja dhe se 5 persona kanë humbur jetën.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi 16 pacientë të rinj. Tani në Kovid Qendrën e Tetovës mjekohen 124 pacinetë. Për fat të keq, nga dje deri më sot kemi 5 pacientë të vdekur, në mesin e të cilëve është edhe një grua 39 vjeçare”, tha Nuredini.

Ai po ashtu tha se nuk pushojnë edhe kontrollet me ambullantë dhe se për një ditë janë kontrolluar 175 persona.