Viktima 22 vjeçare nga Gjilani, Ministria e Shëndetësisë sqaron pse nuk u raportua vdekja e saj
Një 22 vjeçare nga Gjilani ka humbur të marten betejën me Covid -19.
U bë shumë zhurmë pse ajo nuk figuronte në të dhënat e raportit 24 orësh të Insitutit të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë, ka sqaruar rastin e 22 vjeçares që kishte vdekur dje nga Covid-19 por që nuk u raportuar dje në të dhënat 24 orëve të Insitutit të Shëndetitë Publik.
Drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti në një prononcim për Gazetën Insajderin, ka thënë se rastet e vdekjeve të datës 7 shtator, raportohen me 8 shtator sepse raportimi ditor llogaritet prej orës 00:00 deri në 24:00.