July 2, 2024
BallinaMaqedoni

Vikendi i zgjatur, maqedonasit “vërshojnë” Greqinë, shqiptarët Turqinë dhe Shqipërinë

Tre ditët e lira të fundjavës bënë që qytetarët të “vërshojnë” bregdetet greke.

Siç shihet nga videokamerat e “Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore” në pikën kufitare Bogorodicë, ka frekuencë të lartë dhe turmë për të hyrë në Greqi.

Turmat kanë nisur qysh dje pasdite, kur edhe në “Bogorodicë” ka pasur një vërshim të madh të makinave.

Shqiptarët edhe kete uikend të zgjatur kanë zgjedhur të udhëtojnë në Shqipëri, shkruan lideri.mk, por edhe në Turqi duke shfrytëzuar ofertat e lira dy dhe tre netëshe në Stamboll, që sillen nga 100 deri 130 euro, me gjithë harxhimet e hotelit dhe rrugës. Vërehet edhe fluks i shtuar i udhëtarëve nga Maqedonia në Kosovë, që kryesisht realizohen në baza ditore. /Lideri