September 8, 2024
Maqedoni

Vijon aksioni policor – 15 dilerë dhe kidnapues arrestohen në Shkup

Në aksionin e madh policor që po vazhdon në Shkup, deri më tani janë arrestuar 15 kriminelë, përcjell Klan M. Informatat ende janë jozyrtare. Në rreth 20 lokacione po kryhen kontrolle. Të arrestuarit, sipas informacioneve fillestare të MPB-së, njihen në botën e krimit si dilerë të drogës dhe grabitës.

Pasi të kryhet, Ministria e Punëve të Brendshme do të njoftojë më detajisht rreth aksionit dhe rezultateve të tij.