(VIDEO) Koalicioni AAA-ASH i kërkon përgjegjësi BDI-së për shkollën “Zef Lush Marku”
Koalicioni Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa hedhin dyshime nëse për Shkollën e Mesme “Zef Lush Marku” ekziston ndonjë dokument me të cilin vërtetohet se është kryer pranimi teknik i shkollës. Ata akuzojnë bartësit e funskioneve publike, repektivisht funksionarët e BDI-së për mungesë serioziteti, ndërsa shtojnë se nuk mund të rrezikohet jeta e nxënësve dhe punonjësve të shkollës për përfitime politike.
Zudi Koka, kryetar i degës së ASH në Çair
“A rrezikoi dikush me vetëdije jetën e nxënësve, mësuesve dhe stafit tjetër vetëm për hir të fitimit të pikëve politike? A shprehet përsëri, si shumë herë më parë mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të BDI-së!? Pyetja e dytë, është: -E njëjta shkollë e drejtuar në librat kadastralë, pra në planin e detajuar urbanistik të Komunës së Butelit, qëndron si një ndërtesë e ndërtuar ligjërisht ose si ndërtim i paligjshëm? Nëse figuron si ndërtim i paligjshëm, a ka filluar procedura e legalizimit dhe deri ku ka arritur procedura? “
Opozita shqitare gjithshtu i bënë thirrje publike këshillit inspektues që të ndërmarrë veprime procedurale me të cilat do të kontrollonin dokumentacionin teknik në tërë shtetin. Për në fund ata thanë se përgjegjësia morale, politike dhe ajo penale duhet patjetër , urgjentisht të fillojnë të funksionojnë në Maqedoninë e Veriut, sepse sipas tyre këto janë vlera njerëzore fillimisht, por dhe dritë e gjelbër për në Evropë.