September 28, 2024
Maqedoni

(VIDEO) Fillojnë punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës

Mijëra tetovarë iu drejtuan sot stadiumit të Tetovës për të ndjekur lojën e ish lojtarëve të Shkendijës së gjeneratës së viteve të 70-ta dhe 90-ta. Ndeshja u zhvillua në kuadër të fillimit të punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit. Projekti qe filloi sot pritet të jetë gati për 2 vite ndërsa do të kushtojë rreth 10 milion euro, ndersa realizohet nga Komuna e Tetovës. Manifestimin e zbukuruan me performancën e tyre dhe rock grupi Elita 5. /Alsat.mk