VIDEO| Audiopërgjimet që shqetësuan Trajçe Zaev: Mos e publiko librin!
Pas publikimit të pamjeve ku zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, u pa në ambientet e një suite presidenciale në Stamboll që kushton 20 mijë euro nata, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e Tv Ora.
Personi, i cili për momentin nuk do të bejë publik identitetin e tij sepse pritet të marrë mbrojtje nga drejtësia, ka disa audiopërgjime ku përfshihen zyrtarë të niveleve më të larta në Maqedoninë e Veriut.
Sipas personit që posedon audiopërgjimin që lidhet më kontrabandën e lëndëve narkotike, ai ka komunikuar fillimisht me Trajçe Zaev, duke e venë në dijeni të situatës.
Nga ana e tij Zaev pasi ka dëgjuar audiopërgjimin i është përgjigjur me një mesazh të koduar personit që disponon audiot.
“Unë mendoj se ai do të ishte një libër shumë i famshëm nëse do të ishte publikuar. Për mendimin tim ky libër duhet të ketë sa më pak audiencë të jetë e mundshme, por sigurisht kjo varet nga ju. Le të rregullojmë një tjetër takim, javën e ardhshme”.
Sipa informacioneve që Tv Ora disponon, në audiopërgjimet e rrjetit të kondrabandës së lëndëve narkotike përfshihen emrat e zyrtarëve të lartë të koalicionit LSDM-BDI, njëkohësisht edhe emra të njohur të uniformave blu.
Nga ana tjetër ka përgjime që tregojnë se zyrtarë të lartë kanë ndërhyrë drejtëpërdrejtë për të bërë të mundur dështimin e një operacioni të ndërmarrë nga agjencitë e huaja./Ora News