October 5, 2024
Maqedoni

Vetura nga e cila u gjuajt sonte ishte me targa të Kumanovës

Sipas informacioneve fillestare, të shtënat janë dëgjuar pranë rrugës Xhon Kenedi.

Me armë zjarri është qëlluar në drejtim të një personi me inicialet A.B. i cili ka marrë katër plagë me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Qendrën Klinike ku po lufton për jetën.

Rrugët që shpien drejt vendit të ngjarjes janë mbushur me policë të njësitit special.

Siç shkruajnë mediumet maqedonase, vetura “Pasat” ka qenë me targa të Kumanoovës.