Vesna Dameva ende është zyrtarisht kryetare e Këshillit Gjyqësor
Gazeta Zyrtare përmes një njoftimi të shkurtër dhënë për Alsat ka konfirmuar se deri tani nuk është njoftuar zyrtarisht nga ana e Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e kryetares Vesna Dameva. vendimi i referohet datës 26 prill kur me 7 vota për dhe në seancë të udhëhequr nga nënkryetari Selim Ademi u pretendua shkarkimi i Damevas nga pozita kryetare e Këshillit Gjyqësor. Mbledhjen e fundit dështoi zgjedhja e kreut të ri të këtij institucionit. Jo zyrtarisht pasardhësi i Vesna Damevas nuk është zgjedhur për shkak të mungesës së votave. Sipas Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor, kryetari i këtij trupi zgjidhet me 8 vota “për”. Ndonëse shkarkimi nuk është i paraparë, praktikat e deritanishme kanë dëshmuar se për shkarkim nga pozita e kryetarit ose anëtarit të këshillit nevojiten 8 vota “për” ndërsa propozuesi nuk ka të drejtën e votës./A.K.