July 6, 2024
BallinaMaqedoni

Vërshime në Maqedoni, ndërprerje të rrymës, rrëshqitje të dheut…!

Pjesa perëndimore e vendit është në ndikimin e motit jostabil që ka rezultuar me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytje lokale.

Pamjet që po i shihni vijnë nga Komuna e Dollnenit. Nuk bëhet fjalë për lum, por për rrugë të fshatit Zhitoshë të kësaj komune.

Ndërkohë, Rajoni Dibër – Strugë mbrëmë tri orë e gjysmë mbeti pa rrymë elektrike për shkak të rrufesë që kishte goditut trafostacionin kryesor në Hidrocentralin “Shpile” në Dibër.

Pa rrymë kishin mbetur Komunat, Dibër Qendra Zhupë dhe Rajoni i Rekës si dhe Komuna Mavrovë – Rostushë.

Ky rajon u godit nga mot I lig.

Për shkak të rreshjeve të shiut janë paraqitur edhe rrëshqitje të dheut në drejtimet rrugor Dibër – Mavrovë dhe Strugë kurse autoritetet bëjnë thirrje për vozitje me kujdes.

Metereologët, edhe për ditët në vijim, paralajmërojnë mot jostabil, vende – vende me reshje të rrëmbyeshme shiu, kurse lokalisht me mot të lig të përcjellë me shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar. /tvklan.mk