BallinaMaqedoni

Veligdenov: Postat e Maqedonisë janë në prag të ekzistencës

Sindikata e Postave të Maqedonisë, pas zgjedhjeve do t’i dorëzojë qeverisë së ardhshme një sistemim dhe do të insistojë në aplikimin e menjëhershëm të tij si zgjidhje fillestare për situatën e postave. Sipas kryetarit të sindikatës Boro Veligdenov, Postat e Maqedonisë janë në prag të ekzistencës dhe siç tha behet fjalë për rrezikimin e mbi 2000 vendeve të punës.

“Ne si sindikatë menjëherë fillojmë me përgatitjen e një sistematizimi me përfshirjen e të gjithë të punësuarve dhe do të angazhojmë ekspertë. Synimi është që cila do që të jetë qeveria e re, menjëherë të filloje atë sistematizim dhe të pranohet me të vetmin qellim që Posta e Maqedonisë të filloj me procesin e reformave, riorganizimin dhe stabilizimin e kompanisë. Kushtet janë jashtëzakonisht të rënda, jemi në gjendje krize financiare, si punonjës jemi të shqetësuar për pagesën e rregullt të pagave në të ardhmen. Ne jemi paguar dje me datë 15 por kemi paga të papaguara të mbi 200 postierëve që janë me kontratë”, deklaroi Boro Veligdenov, kryetar i sindikatës në Postat e Maqedonisë.

Veligdenov shtoi se nga qeveria e re do të kërkojnë edhe përmirësimin e kushteve të punës, sepse sipas siç tha të punësuarit përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të detyrohen të hynë në grevë. Disa javë më herët të punësuarit e postave të Maqedonisë protestuan për kushte më të mira. /Alsat.mk