Vdes nga COVID-19 edhe një 19 vjeçar
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.
Në mesin e viktimave është edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku i cili ishte i shtrirë në spitalin e Ferizajt.
Kështu merr vesh Express nga burimet e veta.
Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se një rast i vdekjes është i moshës 10-19 vjeçare dhe është nga Kaçaniku.