Vdes aksidentalisht 10 vjeçari shqiptar teksa bënte video për Tik Tok (video)
Heshtja ka pllakosur në shkollen At Gjon Karma ne Gur te Zi në Shkodër, aty ku nxënësi 10 vjeçar mbeti i vetevarur ak sidentalisht teksa improvizonte një video për rrjetin social Tik-Tok.
Në bankën ku ulej 10-vjeçari, bashkemoshataret e tij vendosën nje buqetë me lule në kujtim të shokut te tyre.
Mësuesja e 10-vjeçarit e përshkruan atë si nje nxënës shembullor me tipare lideri dhe qe asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Sipas saj edhe komunikimi me familjen ka qene shume i mire.
Përdorimi pa kriter i celularit edhe pse ne shkolle është i ndaluar është fenomen qe ndodh rëndom tek fëmijët e kësaj moshe.
Psikologia e shkollës thote se fëmijët bien shpejt pre e rrjeteve sociale ndërsa kujdesi ndaj qasjes ne internet duhet te jete edhe me i shtuar përveçse nga institucionet arsimore ashtu edhe nga prinderit.
Tentativa e vetëvr asjes së 10-vjeçarit e nisur si një shaka përfundoi në tragjedi. 10-vjeçari ndodhej i vetëm kur po tentonte të realizonte videon në Tik Tok sikur po vetëvr itej, por objekti ku kishte hipur lëvizi, dhe djali mbeti i varur me litar.
Ishin familjarët ata që e gjeten 10-vjeçarin te vetëvarur ne shtëpi. Edhe pse ata menjëherë i dhanë ndihmën e pare ishte tepër vonë për ta shpëtuar djalin nga vd ekja.