Kosovë

Vdekje e dyshimtë në një depo në Mitrovicë

Një burrë 55-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 08:00, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovciës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se viktima me inicialet F.O ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Zahiti tutje ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe deri me tani rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.