Vazhdon pa pengesa vaksinimi kundër gripit sezonal në Dibër
Imunizimi kundër gripit sezonal i cili për shkak të paraqitjes së vonuar në Dibër nisi dje, po zhvillohet pa pengesa.
Përveç vaksinave falas, siç deklaroi për MIA-n epidemiologu Mentor Melja, është marrë edhe sasia e parë e vaksinave komerciale.
“Gjatë dy ditëve kundër gripit sezonal janë vaksinuar 96 persona më të moshuar dhe me sëmundje ngjitëse. Dërgesa e parë e vaksinave falas ishte me 160 doza, por sapo të harxhohen do të kemi edhe sasi tjera. Gjithashtu kemi marrë edhe 50 doza vaksina komerciale që kushtojnë 800 denarë”, tha Mela.
Ai sqaron se vaksinat falas janë për të moshuarit mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike, ndërsa komercialet janë për personat nën 65 vjet.
Sipas tij, në këtë njësi mesatarisht në vit aplikohen 500 vaksina kundër gripi sezonal.