Vazhdon mbipopullimi me peshk i Liqenit të Osllomesë
Vazhdon mbipopullimi me peshk në Liqenin e Osllomesë në Kërçovë. Shoqata Hunter Fish në vazhdën e mbipopullimit edhe sot ka lëshuar në liqen 300 kg peshk.
Kjo shoqatë këtë vit ka mbajtur 4 turnirë në peshkim ku kanë marr pjesë disa ekipe nga rajoni, dhe me mjetet e mbledhura ata mbipopullojnë liqenin me peshk.
Por mbipopullimi i ditës së sotme vjen si pasojë e grantit që ka fituar shoqata Hunter fish nga Komuna e Kërçovës të cilat mjete, dedikohen për mbështetje të shoqatave sportive dhe rekreative, thonë nga Hunter Fish.