Vazhdojnë largimet nga Lëvizja BESA – nëndega Veshallë, bashkëngjiten me PDE-në e Hoxhës
Kanë vazhduar kalimet nga Levizja BESA në Partinë Demokratike Evropiane. Sot partisë së Arjanit Hoxhës i është bashkangjitur edhe nënkryetari i nëndegês së fshatit Veshallë, Mumin Nurishi me mbeshtetesit e tij. Në një status në facebook, ai ka bërë të ditur se nga sot aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj në PDE.
“Informoj gjithë shokët dhe mbështetësit që gjithë këto vite kemi mbështet Lëvizjen BESA se nga sot jap dorheqje nga funksioni i nënkryetarit të nëndegës në Veshall dhe rrugëtimin politik se bashku me gjithë strukturat që më kanë mbështet do e vazhdojmë në Partinë Demokratike Evropiane bashkë me nënkryetarin Rafiz Mejdia dhe kryetarin e partisë Arjanit Hoxha” ka shkruar Nurishi.