Maqedoni

Vazhdohet deri në fund të vitit masa për ulje të çmimeve të produkteve bazë

BEKTESHI: DERI ATËHERË PRITET TË JETË GATI LIGJI PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE

“Vendosëm që masa për uljen e çmimeve dhe shënimi çmim i garantuar të vazhdojë deri në fund të vitit, përkatësisht në vend që deri më 3o nëntor, ajo masë të vlejë deri në fund të këtij viti ndërsa deri atëherë me shumë gjasë do ta kemi zgjidhjen e re ligjore, që nënkupton se, konsumatorët do të jenë të mbrojtur në atë mënyrë që të mos mund të bëhen keqpërdorime në pjesën e uljes së çmimeve të produkteve që ishin theksuar në vendimin paraprak. Do të thotë të gjitha produktet ushqimore, pijet joalkoolike, pijet alkoolike, që janë të përfshira në vendimin për uljen e çmimeve dhe me shënimin çmim i garantuar duhet ti kenë çmimet më të larta nga 1 gushti deri në fund të këtij vit të ulura për 10 përqind shtesë” – deklaroi Kreshnik Bekteshi. /KlanMacedonia/