Maqedoni

Vazhdime të gjashtë seancave të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë vazhdimin e gjashtë seancave, atë të seancës së të tretë, të katërt, të gjashtës të shtatës, të tetës dhe të nëntës, në të cilën do të vendosë për raportet për punën e disa institucioneve për vitin 2019.

Ndërkohë në Kuvend seancë do të mbaj edhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri ku do të debatohet rreth amendamenteve të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët ( AA) dhe Alternativa.