Maqedoni

Varhej: Të gatshëm të hapim kapitujt me RMV-në dhe Shqipërinë

Jemi gati të hapim kapituj me Shqipërinë dhe sapo të përmbushë kushtet edhe me Maqedoninë e Veriut.”, tha komisionari evropian për Zgjerimin, Varheji, në forumin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë procesin me Maqedoninë e Veriut sapo të plotësohen të gjitha kriteret. Natyrisht, ne jemi në pritje të zgjedhjeve në vend, por shpresoj që menjëherë pas kësaj do të mund ta përshpejtojmë punën edhe me ta.”, – deklaroi  komisionari evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhej.
Liderët evropianë kanë konfirmuar gatishmërinë e BE-së për të ndërmarrë hapin tjetër në procesin integrues për hapjen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut, sapo të përmbushë detyrimin për ndryshime kushtetuese, tha kreu i diplomacisë bullgare, Maria Gabriel.
“Ju siguroj se Bullgaria mbetet e qartë dhe konsekuente në qëndrimin e saj se nuk do të ketë kushte shtesë përveç elementeve tashmë të përcaktuara të dakorduara në korrik të vitit 2022.”, – theksoi ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Maria Gabriel.
Zgjerimi është një nga tre prioritetet e zgjedhjeve të ardhshme evropiane.