Opinion

Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në R. Maqedonisë V.?

Etem Xheladini

Loja, e luftës për identitet këto tri dekada e gjysëm në R.M.V, hapi rrugën korrupcionit dhe pasurimit të politikëbërsëve të pa mëshirshëm.
Për gjitha këto vite të qeverisjesë së subjekteve politike maqedonase, me partnerët e tyre shqiptar, për tri dekada e gjysëm të pluralizmit në R. Maqedonis V, kishin të vetmin prioritet luftën për identitetin, identitetin kulturor, etnik dhe gjuhësor të maqedonasve në radhë të parë, po edhe atij shqiptar, që këte problem para Marveshjes së Ohrit shqiptarët nuk e kishin, sidomos identitetit gjuhësor, të cilin e humbi me ndryshimin e Kushtetues të 2002, nga se, nga populli shqiptar u shëndrruan popull 20%, fenomen që në botë nuk egziston pos në R.MV.
Kjo bëri që qeverit e deritanishme, në vend që të miren me zhvillimin ekonomik të shtetit, arsimit, kulturës, shëndetësisë ata u morën me luftën për identitet, e të drejtat e popullit që i takonin subjektet politike, e sidomos gjatë kampanjave zgjedhore.
Tani edhe kjo qeveria e re po e merrë si detyrim e sfidë të tyre që t’i zbatojmë ndryshime kushtetuese, por kur do të ju garantohet identiteti, identiteti kulturor, etnik dhe gjuhësor maqedonasëve në radhë të parë, i të gjithë qytetarëve të shtetit, ku bënë të kuptohet shqiptar, duke zavendësuar papullata 20% me ate populli shqiptar, me që turqit, romët, boshnjakët, serbët si pakica këte problem të identitetit se kanë.
Vallë, tani shtrohet pyetja a kaq vështir qenka të ndryshohet Kushtetuta e R. Maqedonis V, e realishtë të pasqirohet se R. Maqedonis V, është shtet multietnik, shtetëformues nga dy popujtë maqaedonas e shqiptar, si dhe pakicave që jetojnë në te.
Mendojë, se nëse ka vullnet të mirë e të sinqert nga partnerët e kualicionit qeveritar, të kësajë Qeverie, ky problem mund të zgjidhet mbrenda tre deri gjashtë muajshë, e mandej të përkushtohenë për premtimet që i dhanë qytetarëve për zhvillim ekonomik, arsimor, shëndetsor.
Në të kundërtën do të kuptohet luftë pur pushtet, sikurse politikëbërsit e më parshëm për tri dekada e gjysëm.