Valbon Limani zgjidhet kryesues i Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit
Me 18 vota “për”, dy të përmbajtura, Këshilli i Komunës së Gostivarit ka zgjedhur për kryesues, dr. Valbon Limani. Në fjalën e tij, Limani theksoi se do të dëshmojë kompaktësi në Këshill, pavarësisht që jo të gjithë votuan për zgjedhjen e tij.
“Besoj që do të bashkëpunojmë gjatë kaër viteve të ardhshme. Nuk do ti përgjigjem këshilltares së LSDM pasi votuesit ua dhanë përgjigjen në zgjedhje”, tha Limani.
Menjëherë pas kësaj, Limani drejtimin e seancës e ka filluar me një minutë heshte për viktimat në tragjedinë e autobusit në Bullgari ku jetën e humbën 44 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.
Zgjedhjen e Limanit, e ka përshëndetur kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
“Më vjenë shumë mirë që sot e zgjidhët kryetarin e këshillit dhe besoj do ti zgjidhni edhe anëtarët e komisioneve. Valbonit i urojë suksese. Pres konstruktivitet edhe nga ana e opozitës që në fund të mandatit përmes bashkëpunimit të kemi suksesin e nevojshëm duke realizuar shumë projekte bashkë”, tha kryetari Taravari.
Këshilli ka zgjedhur sot edhe nënkryetar komune të Gostivarit. Propozimi i kryetarit Arben Taravari ishte këshilltari i ASH, Namik Durmishi, i cili kaloi me shumicë votash.
“Sizakonisht kryetari propozon një zëvendës kryetar kur ai mungon. Ai duhet të jetë nga radhët e këshilltarëve. Unë do ta kisha propozuar profesorin Namik Durmishin, i cili e ka përvojën dhe meriton edhe kryetar të jetë”, deklaroi kryetari Arben Travari.