Vaksinohet 110 vjeçari nga Llojani i Kumanovës, personi më i moshuar në Maqedoni
Një 110 vjeçar nga fshati Llojan i Likovës (Kumanovë), dje u vaksinua kundër COVID-19, shkruan faqja e fshatit Llojan në Facebook. Baci Ramiz, në bazë të statistikave është banori më i moshuar në Maqedoninë e Veriut, shkruan në këtë faqe. “Bacit Ramiz i dëshirojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë, respekte!”, shkruan faqja e fshatit Llojan, transmeton gazeta LAJM.
Ndryshe, në pikat e imunizimit kundër Covid-19 në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, deri dje janë vaksinuar 196.119 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 9.711 qytetarë, ndërsa gjithsej janë aplikuar 12.211 vaksina, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në vend gjithsej janë aplikuar 232.485 vaksina, 36.366 prej të cilave paraqesin dozën e dytë të vaksinës, ndërsa më faqen vakcinacija.mk janë paraqitur 384.706 qytetarë të interesuar për vaksinim kundër virusit korona./Gazeta LAJM