Vaksinimi zhvillohet pa pengesa, janë paraqitur rreth 1.800 fëmijë dhe të rinj
Vaksina kundër Kovid-19 në vend ka mjaftueshëm dhe procesi i imunizimit po funksionon shkëlqyeshëm. Për një periudhë relativisht të shkurtër, një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar. Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve të moshës 12 deri në 17 vjeç fillon të hënën dhe deri më tani janë raportuar gjithsej 1798 të paraqitur për vaksinim.
Vaksinimi për ata do të jetë në pikat e vaksinimit në qytetet ku janë paraqitur. Pjesa më e madhe e të rinjve janë paraqitur në Shkup edhe atë në pikat e vaksinimit në “Bukuresh” – 402, “Jane Sandanski” 287 dhe 110 në “Bit Pazar”.