Maqedoni

Vajza nga Kosova erdhi musafire në Shkup dhe është zhdukur

Një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Kosova ka ardhur musafire në Shkup, por shumë shpejt është zhdukur. Sipas policisë, familja dyshon se ajo ka ikur me ndonjë mashkull me të cilin ndoshta ka qenë në lidhje dashurie, transmeton Lideri.mk.

Për rastin ka njoftuar Ministria e Brendshme.

“Dje në stacionin policor E.Ch.(22) nga Shkupi ka raportuar se K.J.(17) nga Kosova, motra e gruas së tij, e cila kishte ardhur për ta vizituar së bashku me prindërit e saj, është larguar nga shtëpia e tij. Ata dyshojnë se ajo ka ikur me J.G., me të cilin ndoshta kanë qenë në lidhje dashurie”, tha policia.