September 28, 2024
Maqedoni

Vajza e ushtarit të tri luftërave “nënshtron” Beogradin, fiton titullin e kampiones në atletikë

Atletja e mirënjohur Jumna Fetahu, në Beograd ka arritur të fitojë titullin e kampiones duke arritur e para në cak. Vajza e veteranit të tri (3) luftrave edhe pse si pioniere dhe dy gjenerata më e re në këtë kategori garash, me talentin që posedon dhe përgatitjen që ka nuk e pati vështirë që e para të dalë në mesin garuesve.

Jumna Fetahu e zuri vendin e parë me rezultat 13.58 metra, që është rekord shtetëror për pioniere dhe dhe juniore të reja.

Rekordi i saj i vjetër ka qenë 12.67 metra.

Kështu Jumna theu rekordin për 91 cm. Deri në plotësimin e normës për në kampionatin europian për të rinj në vitin 2024 në Banjska Bistrica, Jumnës i nevojiten edhe 82 cm.

Për këtë sukses ajo bëri një mesazh emocionues për babanë e saj në rrjetet sociale duke shkruar: “Babi, ti atje, une këtu. Ti e theve kufirin, une rekordin. Aty ku dhemb më së shumti, aty ku atomin e fundit e jap për mëmëdhenë”, ka shkruar Jumna.